Grabitja në Rinas: shoferi i blindit u ndërrua para hyrjes në aeroport

Hetuesit e grabitjes në Rinas, kanë zbuluar një detaj të ri që mund të ndihmojë në zbardhjen e ngjarjes. Drejtuesi i furgonit ku ndodheshin paratë, Kujtim Picari, tashmë i arrestuar, kë ndërruar vendet me shoferin e ‘Nazeri 2000’, përpara se mjeti i blinduar të futej në aeroport. Kjo për shkak se drejtuesi i mëparshëm, nuk kishte dokument autorizimi për lëvizje brenda aeroportit. Për këtë arsye është kryer edhe shkelja e rregullores, duke marrë drejtimin e blindit, shtetasi Kujtim Picari, i vetëm. Në këtë moment ka ndodhur edhe gabimi i dytë, pasi Picari i ka mbajtur dyert e automjetit të hapura në mënyrë të çuditshme, duke u krijuar kështu grabitësve lehtësi në mënyrën dhe shpejtësinë e veprimit.

Për këto veprime, Picari duhet të përgjigjet përpara drejtësisë. Së bashku me të janë arrestuar edhe dy punonjës patrulle të kompanisë së sigurimit të brendshëm të pistës së avionëve, Bledar Blloshmi dhe Fadil jonuzaj. Në pranga ka rënë edhe Vangjel Nikolla, drejtor I shërbimeve aeroportuale dhe Arben Karafili, shefi I stacionit të kompanisë ‘ICTS Albania’ pranë aeroportit ‘Nënë Tereza’.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet