Zbardhet Pakti i Ri detar me Greqinë, Shqipëria fiton detin e humbur në 2009

Pas lajmit se autoritetet greke kanë pranuar se pakti detar në 2009 nuk ishte i duhuri, është zbardhur pakti i ri detar mes Shqipërisë dhe Greqisë. Kjo çështje prej vitesh po has një debat shumë të madh. Ditët e fundit opozita akuzoi qeverisë se i ka falur shtetit fshinj rreth 12 mijë milje. Por në bazë të paktit të ri, vërtetohet se akuzat janë të rreme. Gjithashtu Shqipëria në bazë të marrëveshjes së re, rifiton derin e humbur në paktin e parë në 2009, të nënshkruar nga ish kryeministri i atëhershëm Sali Berisha dhe ish ministri i jashtëm Lulzim Basha.

Sipas Top Channel, në ngushticën mes dy vendeve, që është 1.8 milje detare, 0.6 milje i takojnë Shqipërisë, 0.6 milje Greqisë dhe 0.6 milje janë ujëra ndërkombëtare. Ndërsa në pjesët e tjera aplikohet vija e mesit, duke llogaritur edhe një hapësirë për lundrim ndërkombëtar, distanca këto të bazuara në Konventën Ndërkombëtare të Detit.

Në marrëveshjen mes dy vendeve, të përfunduar në Kretë, por të detajuar përfundimisht në Korçë sqarohet se llogaritja e 12 miljeve do të bëhet nga ishulli i fundit i banuar në 1913, periudhë që mes dy vendeve është caktuar një vijë e përafërt kufitare. 12 miljet greke do të aplikohen nga ishulli i Otonos dhe Mandraqi dhe jo nga fari i fundit në Veri, si në marrëveshjen e 2009. Marrëveshja do të bazohet në të drejtën ndërkombëtare të detit për përdorimin e fareve, sipas të cilës faret dhe shkëmbinjtë, ose ishujt ku ata janë ndërtuar, i jepen për administrim vendit që i ka ndërtuar.

Statusi territorial i këtyre fareve dhe i ujërave që i rrethojnë ata, nuk referon pikë nisjeje të 12 miljeve, ose vijës së mesit, siç ishte vendosur në marrëveshjen e 2009, me shkëmbin Bakreta në Ngushticën e Ksamilit, duke i dhënë Greqisë 3/4 e hapësirës detare. Pala greke thotë se me mënyrën e re të matjes dhe pikat referuese të vendosura nga Bushati dhe Kotzias në Kretë, Shqiperia rivendos sovranitetin në atë pjesë detare që humbi me marrëveshjen e 2009.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

1 Komentet

  1. Pietro Bujari   e Hënë 12 Shkurt, 2018

    O plehra Ku keni te drejte Ju te ndryshoni kufijt as Ju as Berisha a To behen me referendum ne gjithe boten Ju po luani me popullin shiptar kujdes se nje dite do Ju ngec