
Zbardhet debati në KLD për Tahirin: po tenton të kapë gjyqësorin
Zbardhen diskutimet e anëqtarëve të Këshillit të lartë të drjetësisë, që paraprinë vendimin për kallëzim penal ndaj ministrit të brendshëm Sajmir Tahiri. Ky i fundit u akuzua nga KLDja, për kanosje dhe fyerje ndaj gjyqtarit,Arjan Aliaj, i cili pezulloi nga detyra Haki Çakon dhe dy zyrtarë të tjerë të policisë.
Ata janë shprehur njëzëri në mbrojtje të gjyqtarëve nga sulmet e ministrit. Më i ashpër është treguar anëtari Neritan Cena, i cili është shprehur se ka pritur edhe një qëndrim zyrtar të ambasadorëve Lu dhe Vlahutin. Cena i ka cilësuar deklaratat e Tahirit, si përpjekje për të kapur pushtetin e gjyqësorit.
Ndërsa Brunilda Kadi nga ana e saj, ka pyetur se përse ministry Tahiri dhe kryeminitri, Edi Rama, pritën vendimin e gjyqtarit Aliaj, për të lëshuar akuza ndaj tij ?
Komenti juaj do të presë që të aprovohet. Pas kësaj, ai do të shfaqet poshtë artikullit
0 Komentet