Zbulohet rrjeti që falsifikonte vizat, maksi operacion i Policisë shqiptare

Janë 32 të arrestuarit gjatë operacionit Rruga e Gabuar, që u ndërmorr nga Policia e shtetit. Grupi i strukturuar kriminal merrej me faksifikimin e dokumentave dhe kishin 4 laboratorë. Në momentin e kontrollit u gjetën skaner, fotokopje, mjetë të tjera që shërbenin për falsifikim dhe një sasi e madhe parash cash. Po aty u gjet dhe një kalashnikov. Grupi kriminal ndihmohej dhe nga një efektiv i policisë kufitare, i cili është arrestuar po ashtu. Janë janë shpallur në kërkim, 6 janë shpallur në arrest shtëpiak. Për kalimin e kufirit janë ndihmuar jo vetëm qytetarë të thjeshtë, por dhe persona me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Zbulimi dhe arrestimi i tyre është bërë dhe falë mbeshtetjes se forcave të sigurisë në Shërbimin diplomatik, të atashuar në Ambasadën amerikane.

Të arrestuarit akuzohen për: Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave; Falsifikim i vulave, i stampave ose i formularëve; Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve; Grupi i strukturuar kriminal, të kryer në bashkëpunim.

Personat e arrestuar janë:

A.Sh., 46 vjeç, nga Tirana

S.K., 60 vjeç, nga Tirana

R.H., 43 vjeç, nga Gjirokastra

D.S., 35 vjeç, nga Gjirokastra

L.M., 61 vjeç, nga Përmeti

A.Z., 48 vjeç, nga Delvina

E.O., 52 vjeçe, nga Saranda

K.Gj, 52 vjeç, nga Korça

A.D., 54 vjeç, nga Korça

P.B., 59 vjeç, nga Vlora

G.Sh., 32 vjeç, nga Tirana

B.M., 52 vjeç, nga Kruja

A.K., 35 vjeçe, nga Mallakastra

Gj.M., 46 vjeç, nga Vlora

A.E., 47 vjeç, nga Sranda

E.M., 31 vjeç, nga Fieri

I.M., 59 vjeç, nga Gjirokastra

S.Ç., 55 vjeç, nga Gjirokastra

M.M., 31 vjeç, nga Lushnja (në banesë ju gjet armë zjarri kallashnikovë)

D.T., 50 vjeç, nga Elbasani

B.H., 45 vjeç, nga Berati

Ç.T., 48 vjeç, nga Gjirokastra

V.Gj., 50 vjeç, nga Gjirokastra

M.Sh., 46 vjeç, nga Gjirokastra

V.G., 54 vjeç, nga Saranda

E.B., 28 vjeç, nga Tepelena (me detyrë punonjës policie)

Sh.Sh., 65 vjeç, nga Saranda (arrest shtëpie)

E.M., 56 vjeç, nga Fieri (arrest shtëpie)

J.G., 69 vjeç, nga Delvina (arrest shtëpie)

A.L., 52 vjeç, nga Kruja (arrest shtëpie)

I.M., 35 vjeç, nga Tirana (arrest shtëpie)

Z.Xh., 57 vjeçe, nga Vlora (arrest shtëpie)

Në këtë maksioperacion u përfshinë blutë e tiranës, elbasanit, durrësit, korçës, fierit, vlorës, beratit, gjirokastrës, me gjithsej 250 forca policie.

Ky operacion u rregjistrua me nr. 272, në bazë të hetimeve dhe informacioneve të siguruara nga Policia e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë se Krimeve të Rënda dhe në bashkëpunim me agjencitë ligj zbatuese vendase e të huaja.

Puna e tyre: Grupi siguronte pasaporta dhe viza Schengen për të gjithë ata që iu ishte refuzuar hyrja, në këtë hapësirë. E gjitha kryhej kundrejt një pagese që varionte nga 10-20 mije Euro.

Po ashtu drejtori i Policisë së Shtetuit tha se për të gjithë shtetasit e mësipërm ka filluar hetimi pasuror në kuadër të operacionit "Forca e Ligjit".

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet