Zbulohet skema që përfitonte nga TVSHja, 13 në pranga

Trembëdhjetë persona janë arrestuar ndërsa 12 të tjerë janë shpallur në kërkim. Akuza, për evizion fiskal. Firmat e krijuara lëshonin fatura fiktive për tu rimbursuar me TVSH, duke i shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 18 miliardë lekësh. Të arrestuar akuzohen për "krijimin e skemave mashtruese me qëllim kreditimin e TVSHsë". Prokuroria ka lëshuar 25 urdhër ndalime për 25 persona që figurojne administratorë të subjekteve të dyshura fiktive që kanë lëshuar fatura të falsifikuara për subjekte të treta me një dëm për buxhetin e shtetit prej 18 miliardë lekë. Hetimet do të vijojnë në identifikimin e saktë e të plotë të subjekteve përfitues të skemës mashtruese.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet