Zgjatet shlyerja e kredisë për banesat sociale

Ndryshojnë rregullat për përfitimin e banesave sociale që u vijnë në ndihmë familjeve të pastreha. Duke qënë se një pjesë e familjeve përfituese nuk kanë mundur të shlyejnë këstet e kredisë për apartamentet, është zgjatur koha e shlyerjes së kredisë deri në 35 vjet. Familjet që do të blejnë apartament me kosto të ulët do të marrin kredi me interes 2%, ndërsa këstet mujore nuk do të jenë më të larta se 35% e të ardhurave. Qeveria ka vënë këtë vit në dispozicion 1 miliardë lekë, për ndërtimin e 300 apartamenteve për familjet në nevojë. Përfituesit zgjidhen nga Këshilli bashkiak i çdo njësie vendore dhe familjet do të ketë një muaj afat për të lidhur kontratën. Gjithsej janë 15 mijë familje të cilat kanë përfituar nga ky program që nga krijimi i tij,. Një pjesë e tyre e kanë mbyllur kontratën, ndërkohë pjesa tjetër që janë debitorë, do të kenë mundësi të zgjasin kontratën deri në 5 ose 10 vite. Nëse për 3 muaj këto familje nuk paguajnë qiranë, dalin në qiell të hapur.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet