Zgjedhjet te mjekësia, Apeli lë rektor Arben Gjatën

Gjykata administrative e apelit ka numëruar votat e pedagogëve e studentëve në Universitetin e mjekësisë, duke konfirmuar fitoren e mjekut Arben Gjata si rektor. Nga shqyrtimi i kërkesës së rivalit të tij në garë, Petrit Bara, për rinumërimin e fletëve, rezulton se procesi ka qënë korrekt. Verdikti final i apelit pritet të jepet më 27 qershor. Dierenca e ngushtë mes kandidatëve, bëri që Bara t’i drejtohej Komisionit institucional të zgjedhjeve, me pretendimin për moslejimin e marrjes pjesë në zgjedhje, të pedagogëve të filialit Kukës e Sarandë.

Sipas rezultatit të KIZ, Arben Gjata u shpall fitues me 38.3% të votave, në krahasim me kandidatin tjetër Petrit Bara, i cili mori 36.3% të votave. Ndonëse çështja ka qënë në process gjyqësor, presidenti ka dekretuar Arben Gjatën, si rektor i dalë nga votat e pedagogëve.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet