Zgjidhet çështja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, përzgjidhen 3 kandidaturat e Shoqërisë Civile

Më në fund është zgjidhur ngërçi i Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Anëtarët e shoqërisë civile që mungonin në KLP, më në fund janë përzgjedhur. Komisioni i Shoqërisë Civile pranë Avokatit të Popullit zhvilloi një seancë dëgjimore dhe shqyrtoi kandidaturat e shoqërisë civile për anëtarë të KLP. Pas shqyrtimit të këtyre kandidatëve u konstatua që kriteret i plotësojnë juristët Andi Muratej, Entela Hoxhaj dhe Alfred Balla. Moszgjedhja e anëtarit të shoqërisë civile kishte marrë peng deri më tani ngritjen e KLP, një institucion shumë i rëndësishëm i Prokurorisë dhe për rrjedhojë futi në ngërç procesin e zgjedhjes së Kryeprokurorit të ri.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet