Zgjidhet ngërçi i KLP, përzgjidhen emrat e anëtarëve të shoqërisë civile

Ngërçi i Këshillit të Lartë të Prokurorisë pas afro 8 muajsh më në fund mori zgjidhje. Ditën e djeshme u zhvillua një seancë dëgjimore në Komisionin e Shoqërisë Civile me 3 kandidatët konkurentë. Në përfundim të kësaj seance Komisioni i Shoqërisë Civile pasi bëri verifikimet ia doli të plotësojë katër kandidatura për t’ia drejtuar Kuvendit. Njëri prej kandidatëve ishte kualifikuar më herët. Katër kandidatët që do të kalojnë në filtrin e Kuvendit për vendin e anëtarit të KLP pasi kanë rezultuar korrektë sa u përket kritereve të kërkuara janë: Alfred Balla, Andi Murataj, Entela Hoxha dhe Mimoza Qinami. Tashmë fjala e fundit i përket kuvendit për të vendosur për 5 emra gjithsej për kandidatët e shoqërisë civile dhe atyre të avokatisë që do të përzgjidhen për KLP. Me përzgjedhjen e kandidatëve të shoqërisë civile pritet që në Janar KLP të ketë gati të gjithë stafin. Ky institucion ka në përbërjen e vetë 11 anëtarë, nga të cilët 6 janë nga radhët e prokurorëve që janë përzgjedhur tashmë, kurse 5 të tjerë vijnë nga përfaqësues të shoqërisë civile, radhët e avokatëve, pedagogëve apo shkollës së Magjistraturës.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet