Zgjidhja vjen nga denoncimi, historia e Besnikut, i kërcënohej biznesi

Historia e Besnik Zeraj, pronar i një kioske të vogël në Tiranë është ajo e shumë të tjerëve. Ai jetonte me të ardhurat që i sillte biznesi, një mini kioskë pranë pallatit të sportit "Asllan Rusi", derisa një ditë u kërcënua nga një tjetër kioskë që ishtë hapur përbri. Ai e rrëfeu rastin e tij në një takim me koordinatorët e bashkëqeverisjes, prezent edhe kryeministri Edi Rama.

Dëshmia e Besnik Zeraj: “Unë kam një aktivitet të vogël privat përballë ‘Asllan Rusit’, në kuadër të shërbimeve publike që ofron bashkia e Tiranës. Ishte ditë e diel dhe mbyll dyqanin si normalisht. Të hënën, kur kthehem në punë, shoh një kioskë tjetër shumë më të madhe se ajo që kam unë, ngjitur me kioskën time. Pas dy-tre orësh vijnë punonjësit e policisë bashkisë. Policia më tha se kisha zënë hapësirën. Kisha disa vite që kërkoja leje për një frigoriferë jashtë ambientit dhe asnjëherë nuk mu dha leje, tani dola dhe se kisha zënë hapësirën. I kërkova Policisë Bashkiake të merren me kioskën tjetër, ajo kishte zënë hapësirën. Vajza më sugjeroi për të bërë këtë denoncim te platforma. Ashtu bëmë dhe më erdhi përgjigja që u trajtua problemi brenda një jave. Mua më shpëtoi biznesin, por dhe qytetarët përfituan nga kjo, pasi detyroheshin të dilnin te korsia e biçikletës. Për këtë falënderoj kryeministrin i cili i trajton problemet e qytetarëve me impenjimin më të madh”.

Rasti i Besnikut nuk është i izoluar, çfarë do të thotë se qytetarë që kanë hapur biznese ndjehen të kërcënuar për shkak dhe të konkurencës. Frika e tyre është më e fortë se veprimi i kundërshtarit në disa raste, kjo rritet sidomos nga pasiguria dhe mosbesimi ndaj institucioneve. Forca është tek fjala. Për ta luftuar këtë vlejnë sidomos platformat online, rrjetet sociale dhe mediat. Nëse qytetarët do ti denoncojnë publikisht shkeljet, presionet dhe moszbatimin e ligjit, atëherë forca e transparencës e aktivizuar nga zëri masiv i qytetarëve do të çojnë në ndryshime të mëdha në këtë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet