Zjarr në Tepelenë, evakuohen banorët

Një zjarr gjigand ka rënë në lagjen "15 Shtatori" në Tepelenë. Sipas kryetarit të bashkisë Termet Peçi, zjarri ra në pjesën perëndimore të qytetit dhe rrezikoi gjithë banorët e lagjes, që më pas u evakuan. Spitali dhe depot e ujit janë kërcënuar nga flakët, ndërsa situata rëndohet nga era e fortë. “Janë shkurre masive, brezi i gjelbër që kanë marrë flakë dhe zjarri ka intensitet. Kemi kërkuar ndihmë nga Gjirokastra dhe nga ushtria. Rrezikohen deri diku depot e ujit dhe familjet që janë në afërsi të zonës ku ka rënë zjarri. Në rrezik janë edhe spitali dhe shtëpitë private”, tha shefi i zjarrëfikësave Velo Abazi. Për momentin situata paraqitet të jetë nën kontroll.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet