Zjarret, 130 zjarrëfikesa në terren

Numërohen rreth tetëmblëdhjetë vatra zjarri në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit. Janë djegur me dhjetëra hektarë pyje dhe shkurre. Forcat e zjarrëfikësave, rreth 130 gjithsej, kanë zbritur në terren për të shuar flakët, por era nuk ua lehtëson punën.Drejtoria e emergjencave përsërit thirrjen për qytetarët: telefononi në 112, 129 dhe 128, për çdo vatër zjarri. Ministria e brendshme raporton për situatën më të fundit: zjarre kanë rënë në fshatin Bajzë (Shkodër): në fshatin Jubicë. Në Durrës fshati Helmas (Kavajë), tek ferrat e “Kodrave të Sallakëve” fshati Rubjek (Shijak) ku janë djegur rreth 0.3 ha me shkurre e ferra dhe 70 rrënjë ullinj. Zjarr dhe në vendin e quajtur “Kuqla” në fshatin Krastë (Krujë). Në Tiranë, afër “Casa Italia” në mbikalimin e Kamzës (Tiranë), po ashtu dhe afër liqenit të Kasharit dhe mbi liqenin artificial. Në Elbasan pranë një varreze automjetesh, fshati Valas (Elbasan). Në Berat fshati Mimias ku u dogjën 30 rrënjë ullinj, 50 pemë fiq dhe 20 pemë qershi. Në Delvinë (Vlorë). Në Gjirokastër pranë vendit të quajtur “Bregu i Mejdanit” të fshatit Leskovec. Në Korçë ka rënë zjarr në 2 vatra në fshatin Çlirim.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet