Zv/ministrja e Ekonomisë dhe Zhvillimit e Serbisë: Turizmi, një nga sektorët më të begatë të ekonomive rajonale

“Serbia është e gatshme për bashkëpunim rajonal duke krijuar produkte të përbashkëta dhe duke mbështetur iniciativat e përbashkëta rajonale”. Kështu deklaroi sot në Tiranë Zëvendësministrja e Ekonomisë dhe Zhvillimit të Serbisë, Renata Pindzo, në fjalën e saj në samitin ndërkombëtar “Turizëm, Solidaritet dhe Qëndrueshmëri”, ku marrin pjesë Shqipëria, Greqia, Italia, Sllovenia, Maqedonia e Veriut, Bullgaria, Serbia, Kroacia dhe Mali i Zi. “Serbia e vetme nuk mund të ecë përpara në një treg që është me shumë kërkesa dhe rritet me shumë shpejtësi. Kemi bashkëpunim shumë të mirë me me shumë vende të rajonit dhe jam e sigurt ne mund ta shtojmë bashkëpunimin me Shqipërinë dhe vendet e rajonit edhe më tej. Mendojmë dhe jemi të sigurt dhe ky samit tregon dhe është një mundësi shumë e mirë të dërgojmë një sinjal të fortë e të qartë për sektorin privat, i cili duhet të bashkëpunojë me partnerët nga vendet e rajonit me qëllim që rajoni të ketë rezultate më të mira”, tha Pindzo.

Sipas saj, turizmi është kthyer në një nga sektorët më të begatë të ekonomive tona.

“Turizmi është një instrument shumë i rëndësishëm për të inkurajuar të rinjtë të udhëtojnë, të takoheni me njëri-tjetrin. Ne mendojmë se turizmi mund të jetë një vlerë e shtuar për të gjitha marrëdhëniet tona në rajon. I gjithë rajoni është ende i paeksploruar ka vende shumë tërheqëse dhe atraktive dhe ne mendojmë që të jenë më të mira në ardhmen e afërt”,- tha Pindzo.

Zv/ministrja serbe u shpreh se “Serbia ka ndihmuar dhe mbështetur Shqipërinë duke dërguar ekipe të posaçme të shpëtimit për të ndihmuar pas tërmetit që ndodhi në Durrës dhe Tiranë. Jemi të gatshëm të mbështesim në çfarëdo lloj fushe tjetër. Ky samit dhe periudha që do të vij më pas është mundësi që të provojmë që industria e turizmit jo vetëm është një sektor me përfitim për biznesin dhe sjell të ardhura për produktin e brendshëm bruto të vendeve dhe ekonomi të ndryshme, por njëkohësisht është një dimension i rëndësishëm social që vërtetohet në rast të krizave humanitare”.

“Rritja jonë ekonomike lidhet pazgjidhshmërisht me qëndrimet profesionale drejt mbrojtjes së mjedisit. Mbrojtja e Mjedisit dhe zhvillimi i qëndrueshëm duhet të jetë fokusi i plotësimit të nevojave të turistëve dhe zonave ku a ta shkojnë duke mbrojtur dhe rritur mundësitë për të ardhmen. Serbia ashtu si vendet e tjera të rajonit ka pësuar një rritje me dy shifra të turizmit në 10 vitet e fundit, turizmi ka arritur një pozicion shumë të fuqishëm në axhendën e përgjithshme ekonomike të Serbisë dhe është kthyer në një sektor që do të ecë përpara në periudhën e mëtejshme dhe do të sjellë fitime në zhvillimin ekonomik dhe social të vendit”, – përfundoi zv/ministrja Pindzo.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet