Gati investimi i NATOs në Kuçovë: nesër paradë manovrash ushtarake

Komandanti i NATO-s mbërrin nëser në Tiranë, ku do të zyrtarizohen investimet për bazën ajrore të Kuçovës. Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka tha se gjenerali vjen në Shqipëri për të zyrtarizuar një superinvestim për fillimin e punës, nga Aleanca Air Command. Disa avionë të NATOs do të fluturojnë nesër rreth orës 11:00 në qiellin e Tiranës. "Momenti i duhur për të shijuar fluturimin e 5 avionëve, për të bërë disa foto e video, për këtë element që do shoqërojë një prej lajmeve më të bukura, në këta 10 vjet të anëtarësimit të vendit tonë në familjen e madhe atlantike”, tha ministrja.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet