‘Wonder Woman 2’ filmi i parë do të përdorë dëshmitë e Hollywood për dhunën seksuale

Wonder Woman 2 do të jetë filmi i parë që do të përdorë udhëzimet e reja të Hollywood-it për ngacmimet seksuale. Udhëzimet, rekomandojnë që çdo prodhim të sigurojë trajnime individuale kundër dhunës seksuale për të gjithë anëtarët e ekuipazhit. Ky trajnim nuk duhet të përqendrohet thjesht në shmangien e përgjegjësisë ligjore, por duhet të jetë pjesë e një kulture respektimi që është primare. Më shumë se 2,000 vetë ishin të përfshirë në prodhimin e filmit të parë Wonder Woman. Në një deklaratë të përbashkët, presidentët e PGA, Gary Lucchesi dhe Lori McCreary thanë se: "Ngacmimi seksual nuk mund të tolerohet më në industrinë tonë ose brenda radhëve të anëtarësisë së Prodhuesve Guild" dhe shtoi se ishte detyrimi i prodhuesve të ndryshonin kulturën tonë dhe çrrënjosjen e këtij abuzimi.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet