Akullore manushaqesh

Për këtë akullore duhen: 80 gr lule manushaqe, 400 ml qumësht, 400 ml krem pana, sheqer 130 gr sheqer plot (varet edhe sa të ëmbël e doni), 50 gr do vini tek lulet dhe 80 gr duhen tek qumështi që do përziejmë me pluhurin për akullore, 100 gr Eisbasis.

Shurupin që përgatitem me lulet dhe sheqerin, pak aromë manushaqeje 2 pika, këtë e kam blerë përdoret për bombona, torta etj etj.... aromë natyrore manushaqeje që përdoret në ushqim.

Përgatitja: Manushaqet i presim me thikë dhe u shtojmë sheqerin, i lëmë gjithë natën, unë i vura edhe shumë pak limontoz ndihmoi në nxjerrjen e lëngut.

Përziejmë sheqerin me pluhurin për akullore Eisbasis (është një emulgator që bën që akullorja të jetë kremoze dhe mos të krijojë kristale në ngrirës e përdorin edhe pastiçeritë për të bërë akullore). Hidheni tek qumështi dhe përziejeni bashkë me lëngun e manushaqeve që e keni kulluar në një sitë.

Shtoni edhe dy pika arome manushaqeje. Rrihni kremin pana sa të bëhet krem dhe shtojani masës. Vëreni në ngrirës rreth 5-6 orë dhe e keni gati për t'u sërvirur. Po kështu mund të bëni dhe akullore me petalet e trendafilit aromatik.

Author
Hermes News

Redaksia

Lajme të ngjashme

Argëtim

Biskota krishtlindjesh

e Hënë 12 Dhjetor, 2016

Argëtim

Kek me banane

e Shtunë 19 Nëntor, 2016

Shkruaj një koment

0 Komentet