Biskota krishtlindjesh

Embëlsirat e fundvitit

HermesNews - 200 gr. gjalpë

5 lugë sheqer i imët

2-3 të verdha vezësh

1 lugë ekstrakt vanilje ose 1 luge sheqer vaniljeje

lëkurë e 1 limoni

4 lugë bajame të bardha të bluara ose dhe arra

4 lugë qumësht

400 - 420 gr. miell (kjo varet nga lagështia e miellit)

Prevede per mbushjen (përdorni çfarë ju pëlqen juve më shumë, unë zakonisht përdor ftoj, kumbulla ose qershi).

Përgatitja: Në fillim rrihni shumë gjatë gjalpin mesheqerin sa të zbardhet masa, hidhni të verdhat e vezëve një nga një duke vazhduar rrahjen. Shtoni dhe ekstraktin e vaniljes, lëkurat e limonit dhe në fund miellin.

Zini një brum të njëtrajtshëm, mbështilleni me folie dhe vereni në frigorifer të paktën 30 min. Pastaj e hapni në tavolinën e punës në trashësi 2-3 mm dhe i vini të piqen në tave ku kemi shtruar letër pjekëse më parë në furrën e parangrohur në temp. 180 gradë rreth 12-15 min. rëndësi ka që mos të errësohen por të ngelen të zbardhura. Shikojeni dhe pak vetë se varet shumë prej sobës dhe i lini të ftohen. Pastaj i lyeni me prevede dhe i ngjisni dy nga dy, në fund fare i i kaloni dhe ne sheqer pluhur të perzier me sheqer vaniljeje.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet