Bruno Mars, mbreti i Grammy

Bruno Mars është mbreti i padiskutueshëm i edicionit të 60-të të Grammys, Oscar-i i Muzikës. Këngëtari fitoi të gjashtë çmimet për të cilat ishte nominuar. Ai gjithashtu çoi në shtëpi titullin për albumin më të mirë dhe këngën më të mirë. Me gjashtë çmimet e fituara, tani Bruno Mars e çon në 11 numrin e çmimeve Grammy. Jay-Z, i cili dominonte me nominimet në 8 kategori, shkoi në shtëpi me duar të zbrazëta. Ai gjithashtu humbi në kategorinë e dedikuar për rrep. Siç është bërë zakon tanimë ku evenimente të tilla me përmasa gjigande trjatojnë një kauzë sociale, edhe edicioni i 60-të i Grammy u karakterizua nga shumë fjalime dhe momente të dedikuara për lëvizjet #Metoo e Time's up. Pothuajse të gjitha yjet e pranishëm në mbrëmje mbanin një trëndafil të bardhë, si një simbol i luftës së grave kundër abuzimit.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet