Emeli Sande koncert në Tiranë për Natën e Bardhë

Prej disa vitesh është bërë traditë festimi i natës së bardhë në Shqipëri, e cila përkon me datën 29 nëntor. Cdo vit bashkia e Tiranës organizon koncerte të ndryshme në qendër të qytetit. Shumë prej këngëtarëve me famë botërore kanë qenë pjesë e ketyre festimeve. Këtë vit kryetari i bashkisë, Erion Veliaj, informoi për një koncert të madh në sheshin Skndërbej, me pjesmarrjen e këngëtares së njohur të muzikës amerikane Emeli Sande. “E nisim nëntorin me një super lajm! Emeli Sandé vjen në Tiranë në datën #29Nëntorpër koncertin e madh të Nata e Bardhë në sheshin Skënderbej. Mos e humb një ditë-natë me koncerte, muzikë, art, surpriza dhe shumë argëtim.’-ka shkruar kryetari i bashkisë në njoftimin në Facebook.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet