Emeli Sande, koncert në mbrëmje në sheshin Skendërbej

Këngëtarja me famë botërore Emeli Sande, do të performojë mbrëmjen e sotme në kocertin mbajtur për natën e bardhë në sheshin Skendërbej. Bashkia e Tiranës ka paralajmëruar edhe më herët për koncertin e madh. Gjatë ditës institucionet kultuore dhe muzetë historikë të Tiranës do të jenë të hapura në kuadër të festave të nëntorit, ndërsa mbrëmja do të ndizet nën ritmet e muzikës. Festimet do të vijojnë deri në orët e para të mëngjesit, ndërsa mbi 100 efektivë policie do të patrullojnë gjatë gjithë natës për të shmangur incidentet e mundshme.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet