Ermal Meta, shqiptari që triumfoi në festivalin italian

Sanremo për këtë vit ka një triumfator shqiptar. Ermal Meta në bashkëpunim me Fabrizio Moro, arriti të rrëmbejë çmimin e parë të këtij festivali. Kënga e tyre “Nuk më kenë bërë asgjë”doli në krye të festivalit të 68 të Sanremos me votat e publikut. Në natën e parë dy këngëtarët u akuzuan për plagjiaturë për këngën e tyre duke e pezulluar nga gara. Por studio ligjore e riktheu sërish në garë. Kënga "Nuk më keni bërë asgjë" mban autorësinë e Ermal Metas, Fabrizio Moro e Andrea Febo. Kjo këngë është një himn kundër frikës ndaj terrorizmit. Tanime është publikuar edhe videoklipi i këngës, që ilustron në imazhe qytetet e rrënuara nga bombardimet, homazhet e njerëzve në vendngjarje dhe fëmijët e vegjël, si simbol i mosmposhtjes.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet