Fileto peshku në zgarë

recetë nga Brunhilda ÇELA

Përdora fileto peshku, finok, kungulleshkë, patate të ziera, brokoli, karotë, majdanoz, hudhra, qepujka të vogla, kërpurdha, domate të vogla speca të kuq, speca të verdhë, vaj ulliri, kripë, një përzierje erëzash të bëra vetë të cilën ma ka dërguar me postë një mikja ime nga Italia.

Eshtë një përzierje fantastike e bërë me kripë deti dhe erëza të thara, ka një aromë të shkëlqyer, kur e hap kutinë të duket sikur je duke shëtitur nëpër fusha me erëza, arome mediterane. Këtu nuk ju duhet ndonjë recetë besoj.

Vëreni sipas dëshirës dhe shijes zarzavatet me peshkun në folie. Mbylleni dhe vëreni në furrë të nxehtë 250 gradë rreth 40-45 min. Nëse doni t'i jepni pak faqe hapeni pak më parë dhe lëreni të marrë faqe lart.

Në fund servireni me dega majdanozi ose finoku, limon të prerë dhe kujt i pëlqen mund t'i vërë edhe pak gjalpë të rrahur me erëza të njoma. Unë preferova të mos shtoja asnjë gjë, u mjaftova me aromat që u lëshuan në pjekje.

Në fakt ato zihen brenda në avullin që krijohet. Peshku del i butë dhe zarzavatet të ziera aq sa duhet jo të zihen shumë e të bëhen tru por kërcasin pak në gojë. E servira menjëherë të ngrohtë të shoqëruar me sallatë jeshile.

Mund ta sevirni direkt në folie ashtu ka me tepër shije ose në pjatë (foto).

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet