Gjenitë nuk janë të lindur, ata janë bërë. Shikoni 3 nga zakonet e tyre të përditshme që mund t’ju bëjnë edhe ju gjeni

Shpresh përdorim termin gjeni për ti konsideruar disa njerëz të mëdhenj. Natyrisht ekziston edhe një talent i lindur, por shumica prej tyre punojnë çdo ditë dhe bëjnë përpjekje të mëdha për të marrë emrin e tillë, si gjeni. Duke reflektuar për 10 minuta, duke lexuar për 20, dhe duke u fokusuar për 30 minuta në ditë, mund të ndihmoni që të arrini të fitoni talente edhe nëse nuk i keni të lindur. Van Gogh ishte një gjeni. Mozart ishte një gjeni. Marie Curie ishte një gjeni. Të bëhesh gjeni normalisht kërkon më shumë se një artikull në internet, por ju ndihmojmë të keni parasysh disa hapa të rëndësishëm nëse doni të jeni në rugën e drejtë për tu bërë një gjeni. Në fakt, gjithçka që duhet është një orë në ditë.

Reflektoni për 10 minuta

Sa shpesh pyesni veten se pse bëni atë që bëni? Kjo nuk ka lidhje vetëm me punën që bëni për të paguar faturat apo se e bëni për pasion. Shkon edhe pak më tej. Po në lidhje me botën është ajo që ju gëzon? Çfarë nuk ju pëlqen? Sa po bëni atë që dëshironi? Pyesni veten një pyetje të vështirë çdo ditë dhe merrni kohë për të peshuar atë.

Lexoni për 20 minuta në ditë

Marrja e kohës për të lexuar në internet është një mënyrë e shkëlqyeshme për të vazhduar dhe për të shkuar përpara. Një artikull i tillë mund të të angazhojë dhe mund të mësosh diçka të re dhe të vlefshme. Nëse do të lexonit për 20 minuta, ose rreth 15 faqe të një libri, çdo ditë, atëherë deri në fund të vitit, do të kishit përfunduar 15-20 libra. Në përvojën time, nuk është ekzagjerim të thuhet se një libër i vetëm në kohën e duhur mund të ndryshojë plotësisht jetën tuaj.

Fokusohuni në zbatimin e paneve për 30 minuta në ditë

Të gjithë artistët e mëdhenj i kushtojnë kohë praktikimit për çdo ditë të talenteve të tyre. Shkrimtarët shkruajë, këngëtarët stërvisin zërin, piktorët pikturojnë. Kështu edhe ju, praktikohuni aty ku dëshironi të përmisoheni. Nëse është një hobi apo një projekt personal, ia vlen të kushtosh vetëm gjysmë ore në ditë.

Nëse për çdo ditë shpenzojmë 10 minuta për të reflektuar, 20 për të lexuar dhe 30 për tu praktikuar na besoni jeni në rrugën e drejtë. Shumica e njerëzve që shohim si të mençur nuk arrijnë papritmas ose përmes magjisë. Ata vetëm bëjnë gjëra të vogla që janë lehtësisht të lënë pas dore nga shumica e njerëzve. Me kalimin e kohës, këto gjëra të vogla shtohen. Jo të gjithë lindin një gjeni, por çdokush mund të bëhet më i zgjuar.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet