Goosip: çifti Clooney në pritje të dy binjakëve

Është zyrtare George Clooney, 55 vjeç dhe gruaja e tij, Amal Alamuddin, 39, presin dy binjakë që do të lindin në qershor. Sipas Tmz, avokatja është në pritje të një djali dhe një vajze. Një burim i tha revistës People se “Janë shumë të lumtur”. Çifti nuk ka dhënë ende asnjë deklaratë. Pas konfirmimit të zërave dhe fotove që tregojnë barkun e Amal, ja edhe konfirmimi për lindjen më të pritur të vitit. Për aktorin e Hollywood janë në ardhje dy fëmijë. Clooney dhe Alamuddin u martuan në 2014 me një ceremoni përrallash në Venezia. Daljet e tyre mondane janë ndjekur gjithmonë nga kronika rozë, por kohët e fundit janë shfaqur më të rezervuar.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet