Goosip: zbulohet plani sekret pas vdekjes së mbretëreshës Elisabetë

Operacioni “London Bridge”. Ky do të jetë emri i kodit për planin top sekret që do të vihet në veprim në Londër pas vdekjes së mbretëreshës Elistabetë. Proçedura është bërë publike nga një e përditshme britanike, e cila do të mbulojë ngjarjet e familjes mbretërore, qeverinë, trupin diplomatik dhe median. Për shkak të rrethanave, informacioni në lidhje me vdekjen e mbretëreshës do të ngelet i rezervuar edhe pse në epokën e internetit dhe të informacionit, lajmi shpërndahet shumë më shpejt nga sa ishte i mundur shumë vite më parë. Vdekja e princeshës Diana u bë publike vetëm 15 minuta pas ngjarjes. Në rastin e vdekjes së Elisabetës, do të jetë mjeku personal i cili do të japë informacionin zyrtar. Vetëm ai do të ketë mundësi të hyjë në dhomën e sovranes. Sekretari privat do të kontaktojë me kryeministrin në çdo moment për çdo informacion të momentit. Pas një telefonate të gjitha qeveritë e interesuara do të marrin informacionin e duhur me frazën e koduar “London Brigde is down”. Çështja më pas do të ndiqet nga media kombëtare BBC, e cila ka nën mbikqyrje protokollin dhe komunikimin e vdekjes së mbretëreshës. Prej jo pak kohësh rrjetet e informacionit e kanë quajtur mbretëreshën si Zonja Robinson. Por tani për tani, asgjë nuk ka për t’u shqetësuar. Elisabeta është në formë të shkëlqyer.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet