Hiperaktiviteti te fëmijët, ja metoda absurde që po përdor Gjermania në shkolla për ndëshkim

Hiperaktiviteti është një ndër çrregullimet që prek shëndetin mendor të fëmijëve që në moshat shkollore. Fëmijët kanë mungesë të theksuar përqendrimi, janë të lëvizshëm, shpërqendrohen shpejt, janë të rrëmbyer e shfaqin rezultate të dobëta në mësime. Për këtë arsye në shkollat gjermane po praktikohet një metodë që ka hapur mjaft debat si mënyrë ndëshkimi për këta fëmijë. Kjo ide tashmë e miratuar në 200 shkolla në Gjermani, konsiston në veshjen e disa xhaketave që mbartin brenda rërë. Kështu ajo peshon deri në 6 kg. Këto xhaketa kushtojnë deri në 170 dollarë. Hiperaktiviteti është një fenomen në rritje ndaj këto shkolla shprehin bindjen se kjo është një ndër mënyrat se si me anë të ndëshkimit mund të sjellë rezultat në përmisimin e fëmijëve. Por disa prindër kanë shprehur shqetësimin e tyre mbi mediat sociale duke e quajtur këtë "torturë".

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet