Ide për të zbukuruar shtëpinë në prag festash

Meqenëse jemi në prag festash dhe data 6 simbolizon vendosjen e pemës së Vitit të Ri, atëherë ne ju vijmë në ndihmë me disa ide për zbukurimin e shtëpisë. Këto mënyra për vendosjen e dritave shumëngjyrëshe në çdo cep të shtëpisë do ta bëjnë ambientin tuaj akoma më të ngrohë në ditët e festive. Hidhini një sy para se të zbukuroni shtëpinë.

Dritat e ndezura, dritat në vargjeve, dritat e zanave ose dritat e Krishtlindjeve, ose çfarëdo që ju pëlqen t'i thërrisni, janë një nga dekorimet më të zakonshme dhe më të bukura të festave. Këtu janë disa nga idetë tona të preferuara për vendosjen e tyre në shtëpi.

1.Dritat e varura në tavan krijojnë një hapësirë mjaft të embël. Përdorni shumë të tilla dhe do të shikoni si ambienti juaj do ndryshojë tërësisht.

2.Dritat e varura ose dritat si rrjetë të vendosura në mure janë një ide përfekte. Por kujdes, zgjidhni ose njërën ose tjetrën nga këto ide pasi ndryshe do ta ngarkojnë shumë dhomën tuaj.

3.Dritat përreth tavolinës janë një mënyrë e shpejtë dhe e lehtë për të krijuar diçka të këndshme.

4.Vendosni një varg dritash në një kavanoz ose një enë qelqi të rrumbullakë. Do të duket perfekte.

5.Në dhomën tuaj të gjumit ju sugjerojmë të vendosni drita rreth ballit tuaj të krevatit. Kështu me rastin e festave do të krijoni një ambient mjaft romantik. Madje mos i hiqni as pas mbarimit të krishtlindjeve.

6.Nëse nuk është komode për ju që ti keni dritat tek balli i krevatit vendosini ato në tavolinën tuaj të punës, ose diku ku ju mund ta shikoni më të përshtatshme për dhomën tuaj.

7.Shkallët e mbuluara me drita do të ndriçojnë shpëtinë dhe në sy të mysafirëve do të krijohet një ambient vërtet mikpritës për festat.

8. Rreth pasqyrave tuaja në shtëpi është një sugjerim tjetër për të vendosur drita shumëngjyrëshe.

9.Mos harroni për jashtë. Natyrisht, ka shumë mënyra tradicionale të përdorimit të dritave në ambientet jashtë, si te korniza e dyerve dhe dritareve deri te mbulimi i trungjeve të pemëve.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet