Kuzhinë: jahni me qepë të njoma dhe mish qengji

nga Brunhilda Cela

Receta: Leng mishi (nga kockat e qengjit ) 600 ml, mish qengji tul ne copa te vogla kubike 400g - 500g. Kripe 1 luge kafeje pasi edhe lengu i mishit ka kripe mjaftueshem. Piper i zi 1 luge kafeje te bluar te fresket. Piper te kuq te thate 1 luge kafeje vaj ulliri 50 ml edhe lengu i mishit ka lyre shikojeni, lyren e tepert hiqjani lengut por kjo lloj gjelle duhet te dali pak ne lyre. 3 luge gjelle pure domateje ose jo (behet edhe vetem me piper te kuq). Kujt i pelqen mund ti ver pak djeges. 1 tufe te bollshme dhjozem te njome ose edhe koper te fresket ose te dyja bashke. 800 gr - 1kg qepe te njoma te grira holle. 1 grusht mellage te eger te grire imet ne mungese te mullages 1 dore lulekuqe te njoma. 2 luge gjelle miell ose nje dore oriz (ky i jep shije dhe e trash pak lengun por eshte ceshtje shijeje). Kjo lloj gjelle behet edhe me te brendshme qingji dhe behet ne furre ne nje tave, ose me koke qengji ose edhe tave me kukurec. Kur behet tave del akoma me e mire dhe tave del ne fare pak leng por sot preferova ta beja ne tenxhere. Mund te behet edhe vetem jeshile pa piper te kuq fare.

Pergatitja eshte e thjeshte: lengun e mishit e kisha gati, zjeva ca kocka qengji te qeruara nga mishi me uje dhe kripe sa doli nje leng i mire dhe i koncentruar. Ne nje tenxhere kaverdisa mishin e qengjit derisa mori pak faqe dhe aty shtova qepet te cilat i kisha lare dhe grire me pare. I kaverdis te dyja derisa qepa fillon e zbutet dhe ulet. Pastaj me radhe shtova miellin, piperin e kuq dhe i kaverdisa dy minuta. Ne fund edhe purene e domates ose salce domateje me uje dhe kripen, piperin e zi, lengun e mishit. E ve te zieje ne zjarr te ngadalte. Pak perpara se te heq gjellen shtoj edhe mellagen e grire holle,(mellaga i jep nje shije te vecante kesaj gjelle) dhe e le edhe nja 10 minuta te ziej me mellagen. Ne fund fare ve edhe dhjozmen e grire holle dhe e heq nga zjarri. Eshte gati per tu servirur. Disa i vene edhe kumbulla te papjekura kesaj gjelle dhe kjo i jep nje thartire te lezetshme, une nuk kisha.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet