Amber Heard, Johnny Depp

Johnny Depp nuk i ngel para në xhep, hedh në gjyq kompaninë TMG

Johnny Depp po kalon një prej periudhave më të vështira në jetën e vet. Pas vdekjes së nënës dhe divorcit me kolegen Amber Heard, aktori i Piratet e Karaibeve ka hedhur në gjyq komapaninë The Management Group (TMG), e cila prej vitesh kishte menaxhuar financat e tij, me pretendimin se ishte mashtruar me një dëm prej 10 milionë dollarësh. Kompania ka hedhur poshtë akuzat, duke thënë se stili i tij i jetës shumë ekstravagant ka qenë përherë sipër mundësive të tij reale ekonomike, dhe kështu ka depozituar një dosje në gjykatë ku dokumentohen të gjitha shpenzimet e çmendura të aktorit. 3 milionë dollarë për të përhapur hirin e shkrimtarit dhe mikut të tij Hunter Thompson nga një top, 18 milionë për të blerë një yacht super luksoz, 30 mijë dollarë në muaj për një shishe vere, 200 mijë dollarë për të udhëtuar me avionë privatë, 150 mijë për sigurinë, 300 mijë për stafin e tij që përbëhet prej 40 personash.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet