Gossip: Kim Kardiashan po divorcohet nga Kanye West?

Kim dyshohet se ka marrë vendimin për të paraqitur kërkesën për divorc nga Kenye West. Disa burime të huaja tregojnë se prej disa kohësh çifti më i përfolur i showbizit amerikan, kanë probleme midis tyre. Pas shtrimit në spital të Kanye, raportet mjekësore treguan që ai është një përdorues i drogërave të ndryshme, gjë që ka ndikuar në mardhënien mes ciftit. Kanye kalon ditë të tëra pa folur me të, dhe shfaqet i ftohtë me bashkëshorten. Edhe jeta e tyre seksuale nuk është më si më parë. Kim, e cila është në pritje të fëmijës së tretë nga martesa me Kenye, besonte se ky fëmijë do ti afronte më shumë, por nuk ka ndodhur kështu. Këto fakte bëhen të ditura nga revistat amerikane, edhe pse nuk ka ende një konfirmin nga vetë çifti.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet