Comingsoon: Avatar 2, më 18 Dhjetor 2020 në ekranet e mëdha

Gati? Avatar 2 mbërrin në sallat e kinemasë më datë 18 Dhjetor 2020. Lajmi është dhënë në faqen zyrtare të filmit në Facebook nga James Cameron dhe Fox. Regjisori i çmimit Oscar, publikuar edhe kalendarin e kapitujve të ardhshëm të sagës; Avatar 3 do të dalë në 17 dhjetor 2021, Avatar 4 në 20 dhjetor 2024, ndërsa Avatar 5 në 19 dhjetor 2025. Avatar 2 ishte planifikuar të dilte në vitin 2018, por regjizori u shpjegoi fansave se duhet akoma shumë punë për ta çuar deri në fund.

Cameron që prej muajsh po monitoron punën e skenografëve Rick Jaffa, Amanda Silver, Josh Friedman e Shane Salerno dhe njëkohësisht po zhvillon një motion-capture dhe software për krijimin e botëve fantastike të filmit, të cilat duhet të jenë medoemos më të avancuara nga ana teknologjike nga ata që janë aktualisht. Ngjarja këtë herë do të zhvillohet rreth eksplorimit të Pandora-s dhe henave të saj dhe interpretojnë Sam Worthington e Zoe Saldana.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet