Kush është torta magjike? Lexoni këtë recetë që do t’ju lërë pa mend

Receta për këtë ëmbëlsirë të shijshme ka lindur në internet dhe i bën të gjithë të çmendur. Ëmbëlsira magjike është një tortë e habitshme që po pushton të gjithë ata që janë të apasionuar pas ëmbëlsirave. Receta është krijuar në internet dhe është mëse e thjeshtë: miell, vezë, sheqe dhe ekstrakt vanilje, janë përbërësit magjikë që janë përdorur për këtë recetë, shtuar një salcë me limon. Si ta bëni këtë tortë magjike?

Përbërësit

500ml qumësht të ngrohtë

150g sheqer

125g gjalpë të shkrirë

115g miell

4 vezë

1 lugë çaji me ujë të ftohtë

1 lugë gjelle ekstrakt vanilje

1 lugë gjelle lëng limoni

1 majë luge kripë

Sheqer pluhur

Shkrini gjalpin më pas lëreni në një enë. Ndani të bardhat nga të verdhat e vezëve. Në një enë rrihni të verdhat e vezëve së bashku me sheqerin, një lugë me ujë të ftohtë, ekstrakt vanilje, gjalpin dhe një majë luge me kripë. Pasi t'i keni rrahur mirë, shtoni miellin dhe përsëri përziheni mirë që mos të ketë kokrriza të vogla. Në një enë tjetër rrihni vezët e bardha me lëngun e limonit. Më pas përzieni bashkë me përbërësit e tjerë. Futeni në furrë për rreth 80 minuta duke mbajtur temperaturën 150 gradë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet