Lule stine për dasmën mbretërore

Fansa të shumtë vazhdojnë ti dërgojnë lule çiftit mbretëror Princit Harry dhe të fejuarës së tij amerikane, Meghan, të cilët do të martohen më datë 19 Maj në kishën Saint George në Windsor. Pjesa më e madhe e dekorimit me lule janë me origjinë vendase dhe vijnë nga parqet e rezervës së kurorës dhe Parkut të madh të Winsdorit. Dekorimi me lule i dasmës do të bëhet nga Philippa Craddock, e cila ka mes klientëve të saj muzeun londinez V&A, Christian Dior, Hermes, Lancome apo edicionin britanik të Vogue. Pas ceremonisë, lulet do t’u shpërndahen organizatave të bamirësisë. Për martesën mbretërore janë parashikuar më shumë se 100 mije vizitorë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet