Meghan Markle dominon mbi ‘efektin Kate’

Meghan Markle dhe Princi Harry kanë vendosur të bëjnë ceremoninë e dasmës së tyre në muajin Maj. Kështu vëmendja e mediave rozë në Britani është fokusuar tërësisht mbi Meghan. Ndërkohë kjo e fundit po ndjek hapat e Kate Middleton, e cila sjell çdo vit një miliard dollarë në industrinë e modës në Mbretërinë e Bashkuar. Kështu Meghan po arrin të dominojë mbi efektin e Kate. Ashtu si Kate Middleton para saj, Meghan Markle u bë menjëherë ikonë e modës, që në momentin që ajo shpalli martesën me princin Harry. Çdo gjë që Markle vesh dhe bën është bërë ‘modë’ dhe kjo është përkthyer në qindra miliona dollarë, për ekonominë britanike. Sipas një vlerësimi nga Brand Finance, të raportuara nga Forbes, enterieri i Markle në familjen mbretërore pritet të kalojë rreth 677 milionë dollarë këtë vit, por ky është vetëm fillimi. Meghan po udhëheq modën jo vetëm në Britani por po bëhet shembull edhe në Kanada e SHBA. Më ndryshe nga veshje tradicionle dhe serioze të Kate, efekti i Meghan ka dominuar duke e zëvendësuar efektin e fuqishëm të saj.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet