Mis Universi akuzohet për racizëm

Mis Universi i ri, Demi-Leigh Nel-Peters nga Afrika e Jugut, ka qenë në qendër të polemikave pas marrjes së çmimit. Shtypi i Afrikës së Jugut e kujton atë duke vënë në dukje se shumë prej tyre e kanë akuzuar për raciste. Ajo ka veshur doreza gjatë shpërndarjes së ushqimit tek fëmijët me sëmundjen HIV. Ajo u mbrojt duke thënë në një deklaratë se të gjithë vullnetarët në atë kuzhinë bartin doreza sepse kjo është gjëja e duhur që duhet bërë kur i pregatit ushqimin fëmijeve dhe kur i ushqen ato. Pas fitores së saj në Miss Universe, Nel-Peters tha ndër të tjera se "HIV / AIDS është një problem i madh në vendin tim, në Afrikën e Jugut, dhe shpresoj që të ndihmoj që të gjithë të angazhohen për këtë çështje."

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet