Modë: këtë vit rikthehen laxhyherat në sfilatat e të mëdhenjve

Që nga veshjet dhe deri tek kornizat në mur, mbretëresha e disco dance, vitet 70 kthehet përseri në mode, e ndritshme dhe moderne. Moda e viteve 20 nëpër kostume, këpucë balerinë, në veshjet e darkave dhe ato të diskove. Përdorej shumë nga Michael Jackson. Laxhyherat rikthehen përsëri në modë dhe bëjnë hyrjen e tyre në sfilatat e më të mëdhenjve. Do të jenë protagoniste të stinës së parë të sfilatës së Gucci-t, Dolce e Gabbana dhe në këpucët e Prada, për sfilatën Pranverë - Verë 2017. Por Laxhyherat do të veshin jo vetëm modën por dhe artin, arkitekturën dhe design. Atëherë nëse keni ndonjë veshje të viteve më parë që do doni ta vishni por nuk ishte koha e saj, është momenti ta nxirrni nga dollapi. Ndoshta me aksesorët e duhur mund të ndriçoni sërish.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet