Nuk ndiheni të lumtur? Lexoni disa këshilla që do t’ju rikthejnë lumturinë

Truri është ai që drejton gjithë ndjenjat tona. Shpreshere jëmi të mërzitur pasi më shumë e mëndojmë kështu se sa në të vërtet jemi. Janë besimet tuaja për aspekte të ndrsyhme ato që shkaktojnë shumicën e pakënaqësisë, zemërimit dhe ankthit që përjetoni. Lexoni 4 besime që i ka çdo kush prej nesh dhe nëse i ndryshoni në mendjen tuaj do të ndryshoni dhe jetën tuaj.

1.Kjo nuk duhet të ndodhë

Shprehja që e themi shumë shpesh kur na ndodh diçka që na mërzit. Por gjerat jo gjithmonë shkojnë vaj. Kur gjërat nuk shkojnë siç duhet më mirë mendoni si do ti përmisoni se sa të shpreheni pesimist.

2. Unë duhet të jem i përsosur

Gabimet janë njerëzore andaj mos prireni të besoni se duhet të jeni të përsosur. Ndikon ngativisht në trurin dhe qenien tuaj. Besoni që herën tjetër do të jeni më të kujdesshëm dhe në vijim më të përgjegjshëm. Merrini gjërat me sportivitet.

3. Unë duhet të shqetësohem për këtë

Shpesh mendojmë se nëse shqetësohemi për diçka gjerat mund të shkojnë më mirë. Por jo gjithmonë ndodh kështu. Me ankth dhe stres asgjë sdo të shkojë mirë.

4. Është për shkak të kaluarës sime

Shpesh i justifikojmë ato gjerat jo fort të mira që na ndodhin në të tashmen me justifikimin se fajin e ka e shkuara. Nuk ka dyshim se përvojat tona të kaluara kanë potencial të ndikojnë shumë në sjelljen tonë të tanishme. Por harrojeni si kanë shkuar gjërat në të kaluarën. Nëse dikur keni qenë një njeri me karakter të dobët kjo sdo të thotë se jeni edhe tani. Ndryshoni këtë besim në mendjen tuaj. Jetoni të tashmen dhe mbani përgjegjësi për këtë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet