Nxjerr gjak nga sytë në vend të djersës. Gruaja indiane po çmend familjarët

Një grua e re nga India, është diagnostifikuar me një sëmundje të rrallë e cila i shkakton asaj rrjedhjen e gjakut nga sytë, duke i bërë të gjithë njerëzit të besojnë se ajo është një shtrigë. E njohur vetëm me emrin Greeta, 21 vjeçarja nisi “papritur” të nxirrte gjak nga sytë vitin e kaluar. Por kushtet e saj shëndetsore janë akoma edhe më të veçanta, pasi doktorët nuk dinë si ta shpejgojnë këtë fenomen. Ata deklarojnë se ajo vuan nga hematohidrosis, sëmundje e rrallë e cila kap vetëm 1 në 10 milion persona.

Studiuesit e kanë gjetur këtë rast vetëm në disa vende. Sipas tyre, rrjedhja e gjakut shkaktohet vetëm nga stresi i madh, duke bërë që fletët të cilat mbulojnë gjendrat e djersës përreth syve të djersitin gjak. Gjatë kohës kur lodhja dhe stresi vazhdon të rritet, fletët e gjendrave të djersës hapen nga forca duke nxjerrë gjak në sipërfaqe, duke dalë mbi lëkurë në formë djerse por me ngjyrë të kuqe.

Gjendja e veçantë shëndetësore e Geetas po shqetëson jashtë mase familjen e saj si dhe i ka shkatërruar martesën. Kur ajo nis të nxjerrë gjak në formën e djersës, burri i saj u tmerrua dhe e la atë, duke besuar se e vetmja mënyrë shpjeguese është se ajo tashmë është kthyer në shtrigë. Babai i saj, një punëtor i varfër, është larguar nga shtëpia e tyre në distriktin Saharsas një javë më parë për të kërkuar medikamente mjekësore. Ai ka deklaruar se të gjitha endrrat që ai kishte për të bijën tashmë janë zhdukur, sidomos pas gjendjes së saj shëndetësore e cila sa vjen dhe përkeqësohet.

Gjaku tashmë ka nisur të dalë edhe nga pjesë të ndryshme të trupit përveç syve. Doktor, Vinayak Kumar Singh, ka shtuar pas disa trajtimeve mjekësore që i ka bërë 21 vjeçares, se e gjithë sasia e gjakut që rrjedh nga sytë është një fenomen shumë normal dhe nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet