Receta: Kek i butë i mbështjellë

Përbërësit:

maskarpone 500 gr

sheqer kane (ngjyrë kafet 120 gr

miell 70 gr

pije me shije çokollate 30 gr

kafe ekspres 20 gr

vezë 5 kokrra

kafe në pluhur

gjalp

sheqer pluhur

dhe kakao

Përgatitja: Për recetën e këtij keku, në fillim thyejmë 3 vezë dhe ndajmë të bardhën e vezës nga e kuqja; përziejmë një enë të kuqen e vezëve me 2 vezët e tjera që i kishim lënë mënjanë dhe i hedhim brenda 100 gr sheqer kanë e i përziejmë bashkë për 3 ose 4 min, pastaj shtojmë miellin.

Peshojmë 70 gr. të bardhë vezë dhe i rrahim me sheqerin e kanës që na ka mbetur, pra 20 gr, dhe ja shtojmë përzierjes që bëmë me miellin. Pastaj i shtojmë dhe kafen në pluhur dhe i përziejmë sërish. Marrim letrën e furrës dhe e mbulojmë një tepsi me përmasa ( 30-35 cm) e lyejmë me gjalp letrën, hedhim brumin e shtrojmë mirë (llogarisim që do bëhet si baza e cila do rrotullohet me maskarponen pra duhet të jetë sa më e sheshtë) dhe e fusim në furrë në 220°c për 6-7 min.

Përziejmë ndërkohë maskarponen me një lugë sheqer pluhur. Hedhim kafen ekspres në një enë plastike bashkë me pijen e çokollatës dhe sheqerin pluhur dhe i përziejmë mirë.

Nxjerrim tepsinë nga furra, marrim një napë të pastër dhe e kthejmë petën përmbys mbi napën, ushtrojmë pak presion mbi letrën e furrës në mënyrë që ta shkëpusim nga peta. Pastaj me të njëjtën kartë furrë e kthejmë nga ana e pastër e mundohemi me ngadalë të rrotullojmë petën duke lënë mbylljen në pjesën e poshtme.

E lëmë të ftohet mirë e pasi të jetë ftohur e hapim me kujdes dhe i fusim brenda përgatitjen me maskarpone dhe e rrotullojmë prapë si më parë. E fusim në frigorifer për ndonjë orë... Para se ta hamë e presim me kujdes në 2 anët e i hedhim pak sheqer pluhur.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet