Recetë për darkën, shikoni propozimin tonë për lazanja

Sigurisht per lazanja ka shume e shume menyra e shume receta te ndryshme. Une po ndaj me ju njerin variant timin per lazanjat me kima. Mund ta beni me pete te gatshme por ju siguroj nuk eshte e njejta gje si nje llazanje me peta te pergatitura vete.

Receta per nje tave 35X30 cm

• Ne fillim do zeme brumin per te cilin na nevojiten keto perberes:

250 gr miell

3 veze me madhesi mesatare

2 luge vaj ulliri

pak kripe

• Per salcen e mishit :

-1 kg mish te grire (une e grij vete me gershere te imet,keshtu me pelqen me teper dhe salca del vertet me e shijshme por ka shume pune )

-vaj ulliri

-2-3 qepe

-3-4 karota mesatare

-4-5 dega selinoje ose nje gjysem rrenje selino

-1 kg domate pure (preferoj vazot ku pureja eshte e perzier me copa domatesh te grira ne kubike)

-4-5 thelba hudher

-nje tufe e vogel borzilok

-pak rigon

-pak dhjozem te thate ose te njome

-dega majdanozi

-1 kungulleshke te prere ne kubike (jo patjeter)

-1 gote vere te kuqe te kualitetit te mire

-1 gote uje

-kripe

-piper

-pak spec djeges (kjo sipas deshires)

-pak kanelle

-1 luge kafeje spec te kuq te embel.

• Per beshamelin:

-4 luge miell

-1,2 l qumesht

-50 gr gjalpe

-kripe

-piper te bardhe

-pak arre moskati te bluar imet(apo arremyshk i thone ne shqip)

• gjithashtu duhet :

-250 gr djathe i grire gouda

-300 gr djath mozarelle te prere ne feta

-1 domate zemerkau te pjekur mire te prere ne feta (edhe kjo jo patjeter,por djalit tim i pelqen shume keshtu i jep nje shije te vecante dhe e mban te bute pjesen lart )

• Pergatitja:

Ne nje tas hedhim miellin,shtojme kripen. Rrahim vezet, shtojme aty vajin e ullirit vazhdojme ti perziejme dhe ia hedhim miellit. Zeme brumin me dore. Nese ju del pak i ujshem shtojini pak miell. Brumin e ngjeshim mire dhe e leme te pushoje.

• Per salcen:

Pastrojme qepet, hudhrat, karotat selinone dhe i grijme imet te gjitha.Gjithashtu edhe deget e majdanozit dhe kungulleshken e presim ne kubike te vegjel. Ne nje tenxhere veme vajin e ullirit te ngrohet pak. Aty shtojme karotat, deget e majdanozit, kungulleshkat dhe selinone dhe i kaverdisim sa te fillojne te zbuten. Shtojme edhe qepet, hudhrat dhe vazhdojme kaverdisjen derisa qepa te zbutet por jo te digjet. Ne fund shtojme edhe mishin; vazhdojme kaverdisjen ne zjarr te forte, shtojme specin e kuq e perziej nja dy-3 here dhe e shuaj me vere masen. E le te marre ca vale pastaj shtojme aty edhe puren e domates, i veme pak spec djeges te grire imet, kripen, piperin, ujin dhe e leme te zieje ne zjarr te ngadalte rreth 1 ore e gjysem deri ne dy ore. Perpara se te kete perfunduar zierja dhe salca te trashet i shtojme te gjitha erezat me radhe. Ne fund i shtojme dhe dy thelba hudhre te grire imet kur e heqim nga zjarri plotesisht.

• Per beshamelin veme gjalpin ne nje tenxhere te ngrohet. Shtojme miellin dhe e kaverdisim ca por jo te digjet mielli dhe as te marre ngjyre te erret. Shtojme qumeshtin, kripen perziejme me tel kuzhine derisa masa te marre vale e te filloje te trashet. Ne fund shtojme piperin e bardhe,gjysmen e djathit te grire,dhe arremyshk te bluar.

Me brumin e zene hapim 6 kulece.

Kulecet i hapim nje nga nje me pec ose me makinen e makaronave. Nje kulac e ndaj ne dy pjese dhe hap dy gjysma per gjithe siperfaqen e taves, me pec hap nje pete te cilen e bej drejtkendeshe sa gjithe siperfaqja e taves. Ne disa peta shtrojme gjethe borziloku dhe nenexhiku te fresketa, gjethet mbeten brenda ne pete dhe i japin nje hijeshi petes, sigurisht dhe shije.Taven e lyejme me vaj ne fillim ose i veme nje shtrese kimaje dhe shtroj peten e pare. Shtroj kima,pak beshamel,pete,kima,beshamel ,derisa te perfundoje e gjithe masa dhe te jene shtruar te gjitha petet. Siper i shtrojme beshamelin e mbetur dhe e ve te piqet ne temperature 180 grade rreth 15 minuta. E heq nga furra ,mbi te shtroj fetat e mozarelles dhe fetat e domates e ca gjethe borziloku te fresketa i shperndaj ne te gjithe taven. Vazhdojme pjekjen edhe rreth 25-30 minuta te tjera.

Perpara se ta pres e le edhe 1 ore te ftohet, keshtu eshte me e lidhur dhe stabile kur pritet. Perpara se ta servirim llazanjen e prere ne feta e fusim edhe njehere ne furre te ngrohet pak. E servirim me gjethe te fresketa borziloku.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet