Rregullat 'e arta' të dietës në Mesjetë - nga Chef Alessandro Giampietro

A e dinit se dieta Mesdhetare është shpikur në Mesjetë? Shkolla e Mjeksisë Salerniene, njëra prej shkollave më të rëndësishme të asaj kohe, ka folur për herë të parë për Dietën Mesdhetare, në traktatin e mjekut "Il Regimen Sanitatis Salernitanum", ku shkruhej një paragraf mbi 'parandalim', që duhej të fillonte nga një ushqim i shëndoshë. Dieta favorizonte jo vetëm shëndetin por dhe jetëgjatësinë e njeriut. Cilat ishin këto rregulla 'të arta'? 1) Të shëndoshesh në një mënyrë të ekuilibruar: ha vezë të freskëta, grurë, fiq dhe mish: pi verë, dhe mundësisht shtojini pak ujë brenda. 2) Në dietën mesdhetare është e ndaluar të inatosesh: bën keq për shëndetin. Fiqtë dhe rrushi për të mos folur më pas për grurin dhe mishin, konsiderohen 'ushqim pozitiv', ndërsa mjalta, dardhat, pjeshkat konsideroheshin nga shkolla e mjekësisë salerniane, 'fruta melankolike'. 3) Djathi medoemos i freskët: djathi duhej të jetë medoemos i freskët dhe jo i stazhonuar. 4) Stomaku duhet të ishte bosh: duhet të prisni derisa stomaku juaj të jetë bosh, pra derisa t'ju marrë uria me të vërtetë. 5) Thoni 'po' lëvizjeve. Konsiderohen me një rëndësi të madhe dhe nëse bëhen me vazhdimisht, dhe me kujdesin e duhur, është ilaçi për një jetë të gjatë dhe të shëndetshme.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet