Tetë javë udhëtim për të takuar të birin

Udhëtimi 12,000 milje i mori atyre tetë javë kohë.

Një çift pensionist vendosi të vizitojë djalin e tyre në Hong Kong duke përdorur vetëm transportin publik për të përfunduar udhëtimin prej 12,000 milje nga shtëpia e tyre në Oksford. Ndërsa Phil dhe Emma Ëhiting mund të kishin udhëtuar nga Lodra drejt Hong-Kongut për vetëm 12 orë, ata vendosën të kalonin tetë javë për të shkuar në destinacionin e tyre përfundimtar, duke hipur në trena, autobusë, anije, taksi, kuaj dhe një teleferik. Qëllimi ishte që të mbërrinin tek djali i tyre në Londër në kohë për ditëlindjen e tij të 30-të. Ata udhëtuan nëpër Moskë, Suzdal, Irkutsk, Liqeni Baikal, Ulan Bator, Pekin, Xi'an, Shangai, Guilin, Huangshan, Yangshuo dhe Xiamen. Z. Ëhiting tha se: "Kina ishte një vend që me të vërtetë më impresionoi. Gjithçka është më e madhe dhe më e mirë se kudo tjetër. Ekzistojnë 3.000 deri 4.000 vjet histori e projekteve inxhinierike.”

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet