Tortë piramidë - nga Brunhilda CELA

Këtë recetë ua kam nxjerrë para 1 viti por sot i bëra ca ndryshime të vogla duke i shtuar kokos lart në vend të kremit pana siç e kanë të gjitha recetat origjinale, pasi ka plot kalori e mendova nuk duhet patjetër dhe "bomba" tjetër lart.

Unë po ju tregoj se si dhe çfarë përdora sot. Kisha dy paketa brume sfoliat të gatshëm nga ai që është me gjalpë (këtu quhet Butterbläterteig pasi ka dhe me vajëra artificiale por nuk i preferoj. Më e mira do ishte ta bënit vetë por unë nuk ia pata ngenë.

1 kg qershi (foto) të cilave ua hoqa bërthamat dhe i zieva më pak sheqer, e pak karafil mund ta bëni me komposto vishnjesh të cilat i kulloni më parë nëse do merrni të gatshme komposto qershie apo vishnje do ju duhen nja dy kavanoza.

1 l qumësht

3 pako puding të gatshëm

12-14 cope biskota (varet nga tava që do e shtroni dhe madhësia e biskotave, mua mu deshën 12 copë biskota)

250 gr gjalpë

1 pako (krem pana dietetik)

4 lugë gjelle sheqer pluhur

1 tubet krem panda

esence vaniljeje

kokos për t'ia hedhur në fund

qershi për zbukurim

Në fillim qeroni qershitë nga bërthamat, i zieni pak, me pak sheqer dhe i kulloni, i lini të ftohen. Brumin sfoliat e hapni dhe me të prisni 5 shirita në çdo paketë. rreth 6 cm shiriti dhe në shiritat vini kokrrat e qershisë mundësisht sa më dendur.

Herë tjetër mendova qershitë mos t'i ziej fare, ti vë të gjalla pasi ato bëhen brenda mendova t'a spërkas brumin me pak sheqer. Unë ndoqa receten, por gjatë punës më lindi ideja që zierja mund të ishte e kotë.

I mbledh role shiritat role të hollë i mbështjell mirë i shikon të ngjiten anët dhe i radhit në tavë ku ke shtruar letër pjekëse. I pjek rreth 15 minuta në 185 gradë.

Për kremin hodha në tenxhere qumështin jo të gjithë (lë ca që do e tres më tre pakot e pudingut) dhe qumështin panda esencën e vaniljes. I ziej nga fundi hedh pudingun e tretur.

I lë të ziej pak duke e trazuar sa fillojnë ato flluskat të bëhen dhe e heq nga zjarri, e mbuloj me një folie plastike që mos të zerë cipë.

E lë të ftohet plotësisht. Pastaj rrah gjalpin me sheqerin pluhur dhe kur budingu është ftohur plotësisht i përziejmë masat me mikser me kujdes që të dalë një krem homogjen.

Unë i vura dhe pako "qimiq" 200gr (eshte nje lloj pana dietetike e ngurtesuar me xhelatine dhe me pak lyrë). Tani në një tavë do shtroni biskotat të cilat i lagni me lëngun e kompostos

Shtroni krem mbi biskotat një shtresë e hollë dhe vini 4 role, shtoni krem dhe vini 3 role sipër krem dhe dy role pak larg krem dhe përsëri dy role pak më ngushtë krem dhe rolen e fundit.

Lyeni anët mirë dhe rregulloni formën e krijuar. I hidhni kokos lart mirë ta mbuloni sipërfaqen e mbështillni me një letër alumini dhe e lini të paktën 2 orë në frigorifer. Pastaj e zbukuroni sipas qejfit dhe shijojeni !

Author
Hermes News

Redaksia

Lajme të ngjashme

Shkruaj një koment

0 Komentet