Traditat anembanë botës për festën e Halloween

Me 31 tetor nis festa e të vdekurve, Halloween. Të gjitha portat e shtëpive do të jenë të hapura për të festuar dhe për të mbajtur larg shpirtrat e ligë. Ne do ju pasqyrojmë mënyrat e festimeve në shumë vende të botës.

Spanja, Dita e të Vdekurve: Çdo rajon i Spanjës feston 31 Tetor Halloween. Festa fillon që në orët e para të ditës me Samain (i njohur gjithashtu si Samhain ose Viti i Ri Keltik) dhe vijon me Día de Todos los Santos (Dita e të Gjithë Shenjtorëve) dhe mbyllet me Día de los Muertos (Dita e të Vdekurve). Të gjithë maskohen në mënyra nga më të cuditshme dhe mblidhen rreth një zjarri që ndricon në errësirë.

Italia: Për italianët festa e Halloween nis me fëmijët. Fëijët krjojnë ëmbëlsira të vogla në formën e kafkës së njeriut dhe i shpërdajnë nëpër banesa ku në shkëmbim marrin dhurata të vogla. Më pas festa i takon të rinjve të cilë maskohen në mënyrë të frikshme dhe kajojnë së bashku deri në orët e mëngjesit.

Meksikë: Festimet nisin me zbukurimet e shtëpive me fotografi, dhe lule shumëngjyrëshe. Dita e të vdekurve mbetet festimi i jetës dhe vdekjes. Jeta e shkurtër e luleve na kujton shkurtësinë e jetës dhe ngjyrat na kujtojnë energji. Një e vecantë në festimet e ditës së të vdekurve në Meksikë, është se të gjithë mblidhen në varreza të shoqëruar nga mariachi dhe tekila.

Angli: Fëmijët të veshur si fantazma apo shtriga trokasin nëpër dyert e komshinjëve për të marrë ëmbëlsira apo torta. Më pas festojnë duke ndezur qirinj për shpirtrat e vdekur.

Në Republikën Çeke vendosin karrige rreth zjarrit për të afërmit e vdekur. Në Austri dhe Suedi ata lënë në tryezë torta dhe ëmbëlsira edhe për shpirtrat e vdekur. Në Belgjikë, Argjentinë, Liban dhe Peru, vendosen lule në varret e të afërmve, ndërsa familjet në Bosnje, Kroaci, Finlandë dhe Poloni ndezin qirinj në varre.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet