Beauty: tre ikona bukurie dhe sekretet e flokëve

Cate Blanchett, Diane Keaton dhe Helen Mirren gjatë prezantimeve të tyre në mbrëmbje gala

HERMESNEWS - Tre ikona bukuri në stil dhe bukuri. Cate Blanchett, Diane Keaton dhe Helen Mirren. Veshjet dhe modelet e flokëve me siguri nuk kanë kaluar pa rënë në sy. Flokë të shkurtër, të mesëm dhe të gjatë, me efektin volum për Helen Mirren, protagonisten kryesore të filmit Woman in Gold. E pranishme në edicionin e dytë të koleksionit të Giorgio Armani Films of City Frames, në Londër, Mirren kishte veshur një fustan të mrekullueshëm blu dhe flokët kasket të shkallëzuar. E mrekullueshme me modelin kaçurel të lehtë dhe aktorja Cate Blanchett e cila kishte veshur një fustan ngjyrë portokalli nga koleksioni Spring/Summer 2016 e Armanit pak para daljes së filmit Truth në Museum of Modern Art, New Yorky. Ndërsa Dieane Keaton preferoi një lob të shkallëzuar antiage gjatë prezantimit të markës së saj të verës The Keaton. "Mos harroni akullin" tha Dieane e cila do te jetë në filmin e krishtlindjeve "Krishtlindje të papritura" me John Goodman.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet