Yacht-i i restauruar i Grace Kelly transporton pasagjerë rreth ishujve Galápagos

Nganjerë të ndjekësh gjurmët e dikujt tjetër, është zbavitje. Dikur princesha Grace e Monaco-s është parë teksa udhëtonte përreth ishujve Galápagos më yacht-in e saj, brenda të cilit ftonte mysafirë të shumtë. Kjo padyshim ka interes dhe sot. Yacht-i i përdorur në fillim nga Qeveria Britanike gjatë misioneve në luftën e dytë botërore; Winston Churchill e përdori atë si mjet udhëtimi kur vizitonte ushtarët britanikë që ishin me mision në detin Mesdhe. Më pas u yacht-i u ble nga Aristotle Onassis (bashkëshorti i dytë i Jacqueline Kennedy Onassis) dhe u mbajt për disa vite, derisa e restauroi dhe ia bëri dhuratë princit Rainier and Grace Kelly për martese në 1956. Për vite me radhë princesha e mbajti atë për ekskursionet që organizonte me miqtë në detin Mesdhe, ashtu si dhe për pushime me familjen. Vite më pas principata e Monakos ia shiti atë një biznesmeni, që e përdori për pushime nëpër ishujt e Karaibeve. Aktualisht po përdoret për të shëtitur vizitorët e shumtë të ishujve. Varka konsiderohet ende elegante dhe reflekson stilin dhe luksin në të cilin jetonin princat, prandaj dhe faturon shuma të majme parash.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet