Çelja e negociatave: Tirana dhe Shkupi marrin kthesën historike

Shqipëria dhe Maqedonia e veriut morën dje një 'PO' historike për çeljen e negociatave, çfarë do të thotë se reformat e ndërrmarra nga vendet janë vlerësuar maksimalisht, nga ministrat e BEsë. Ambasadorët e bllokut hoqën pengesat përfundimtare për të hapur bisedimet e pranimit. Për shkak të koronavirusit vendimi zyrtar do të merret me shkrim.

Lajmin e çeljes së negociatave e konfirmoi në një konferencë të paralajmëruar në facebook dhe kryeministri Rama. Me besim ai shtoi se vendit i çelen negociatat në një moment të vështirë për mbarë botën. "Betejën me virusin e vjetër të organizmit tonë shtetëror që do t’i shkatërrojmë deri në fund me reforma modernizuese e me durim".

Ministri i jashtëm Gent Cakaj tha se ky ishte një vendim i merituar i vendit tonë, dhe një investim strategjik i BEsë në të gjithë Ballkanin Perëndimor. Vendet anëtare sot kanë vendosur se Shqipëria menjëherë do të fillojë përcaktimin e kornizës së negociatave dhe fillimin e procesit SCRIM dypalësh si faza e parë dhe themelore e procesit të negocimit.

Ambasadori i BEsë Luigi Soreca njoftoi menjëherë më pas për mbështetjen financiare prej 50 milionë euro të Bashkimit Europian për Shqipërinë në luftë me COVID-19.

Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz, komentoi lajmin duke thënë se, forcimi i bashkëpunimit midis BEsë dhe vendeve mike të Ballkanit Perëndimor ishte vendimtare për t’i bërë ballë sfidave globale, si p.sh. përhapjes së COVID-19 dhe krizës së migracionit.

OSBE shprehu mbështetjen e saj për Shqipërinë në kryerjen e reformave, veçanërisht në reformën zgjedhore.

“Urojmë Shqipërinë që hodhi, sot, një tjetër hap të rëndësishëm drejt arritjes së synimeve të saj kombëtare. OSBE-ja qëndron përkrah Shqipërisë për të mbështetur reformat, veçanërisht reformën zgjedhore.”

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet