Çfarë e pret Shqipërinë pas konkluzioneve të Këshillit të BEsë? Tryeza e organizuar nga Friedrich Ebert

Organizata Friedrich Ebert organizoi sot një tryezë të rrumbullakët me temë: “Çfarë e pret Shqipërinë pas konkluzioneve të Këshillit të BEsë për çështjet e përgjithshme: Pritshmëritë dhe detyrat", ku mori pjesë dhe diplomatja e BEsë Romana Vlahutin se bashku me deputetin Taulant Balla dhe homologun e tij europian Knut Fleckentein. "Do të keni një sfidë të madhe dhe kjo është politika. Ky proces kërkon që të ketë bashkim, jo bashkim retorik, jo bashkim në kuptimin e të folurit për objektiva të përbashkëta. Duhet të jetë një objektiv i mirëfilltë kombëtarë për të cilën punon gjithëkush. Një gjë që e kemi konstatuar në cdo vend tjetër dhe mendoj që e shikoj edhe këtu është që disa grupe interesi do ta kenë kuptuar se çfarë nënkupton BE-ja dhe mund të dëshmojë nga shembuj të tjerë. Do të ketë disa grupe që nuk do të duhet të nxitojnë sepse nuk është në interesin e tyre. Integrimi Europian nuk është për njerëz që kanë programe apo agjenda të fshehura", tha ajo.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet