Rezolutë në BE për Shqipërinë, 13 vende kërkojnë çeljen e negociatave

Janë trembëdhjetë vendet e Bashkimit Europian që kërkojnë zyrtarisht nga Këshilli Europian që Shqipëria dhe Maqedonia veriore të çelin negocitata. Vendet që kanë nënshkruar draftin e hartuar nga Polonia janë: Estonia, Lituania, Letonia, Republika Çeke, Sllovakia, Hungaria, Bullgaria, Italia, Austria, Kroacia, Sllovenia dhe Malta. Ky draft pritet t'i paraqitet të mërkurën ambasadorëve të BE-së në Bruksel. “Ideja është të bëjmë sadopak presion për hapjen e negociatave të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.Të themi se kemi nevojë për thellimin e BE dhe më pas se zgjerimi është hipokrizi, është diçka e gabuar. Nëse të dyja proceset nuk ecin krah njëra-tjetrës, BE së shpejti do të përballet sërish me Ballkanin Perëndimor, por fatkeqësisht në një mënyrë kërkuese dhe të dhimbshme për të dyja palët”, tha për Euractiv një diplomat i shquar i një prej 13 vendeve. "Është duke u bërë gjithnjë e më e vështirë për të kuptuar këtë dilemë artificiale, sepse ne po flasim për hapjen e negociatave dhe jo për zgjerimin aktual. Natyrisht, Perëndimi nuk mund ta kuptojë këtë", shtoi ai.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet