180 milionë euro Shqipërisë për Covid-19/ BE ndihmë financiare, Soreca: 'Fondi do të kontribuojë në forcimin e financave publike'

Përmes një njoftimi në Facebook, ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca deklaroi se qeveria e Shqipërisë ka aprovuar ndihmën financiare prej 180 milionë eurosh të siguruara nga Bashkimi Evropian për luftën kundër Covid-19.

Soreca sqaroi se këto fonde do të kontribuojnë në forcimin e financave publike, duke rritur mbrojtjen sociale dhe luftuar korrupsionin.

“Qeveria e Shqipërisë ka aprovuar ndihmën financiare prej 180 milionë eurosh të siguruara nga Bashkimi Evropian, si pjesë e mbështetjes në luftën kundër Covid-19. Këto fonde do të kontribuojnë në forcimin e financave publike, duke rritur mbrojtjen sociale dhe luftuar korrupsionin”, tha Soreca.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet